Rinis trafiku në Kanalin e Suezit

Bota

Rinis trafiku në Kanalin e Suezit

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Anijet kanë filluar përsëri të lundrojnë në Kanalin e Suezit të Egjiptit, një ditë pasi një anije gjigante kontejnerësh, e cila kishte bllokuar kanalin për gati një javë, u zhvendos nga rruga.

Tridhjeteshtatë anije kanë kaluar kanalin gjatë natës, ndërsa 140 të tjera pritet të kalojnë gjatë ditës së sotme.

Autoritetet kanë thënë se shpresojnë të lirojnë plotësisht trafikun brenda 3-4 ditësh dhe t’iu mundësojnë lundrimin qindra anijeve që presin.

Transporti përmes Kanalit të Suezit është ndërprerë më 23 mars, kur një anije kontejnerësh, e gjatë 400 metra, është bllokuar në kanal.

Anija po transportonte mbi 18,000 kontejnerë nga Azia në Evropë.

Ajo është zhbllokuar të hënën, pas disa ditësh përpjekjeje për ta shtyrë dhe tërhequr me rimorkiatorë.

Afro një e treta e kontejnerëve botërorë kalon çdo ditë përmes Kanalit të Suezit.

Rreth 12 për qind e tregtisë globale të të gjitha mallrave kalojnë po ashtu përmes këtij kanali, të gjatë 193 kilometra.

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka premtuar se vendi i tij “do t’i blejë të gjitha pajisjet e nevojshme për të shmangur mbylljen e serishme të kanalit./REL

Video nga anija e bllokuar:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat