Komplot kundër mbretit/ Jordani, 20 të arrestuar. Mes tyre edhe i vëllai

Bota

Komplot kundër mbretit/ Jordani, 20 të arrestuar. Mes tyre edhe i vëllai

Më: 4 prill 2021 Në ora: 18:26
Hamzah bin Hussein

Një komplot kundër mbretit u arrit të shmangej në kohë në Jordani, ku 20 persona përfunduan në pranga mes tyre edhe Hamzah bin Hussein, vëllai i monarkut Abdullah.

Mes të arrestuar janë disa funksionarë të lartë pranë Pallatit Mbretëror.

Operacioni blic nisi menjëherë sapo u mbyllën hetimet që synuan të hedhin dritë mbi çështjen e përshkruar si “kërcënim ndaj stabilitetit të vendit”. Informacionin e përcjell Petra, agjensia zyrtare jordaneze e lajmeve. Mbretin duket kanë dashur ta godasin pas shpine njerëzit e vet më të ngushtë.

Një ndër të arrestuarit është Sharif Hassan Bin Zaid, ish ambasadori jordanez në Arabinë saudite, i cili rezulton të jetë i lidhur me Ali ben Hussein, vëllai tjetër i mbretit. Është ndaluar po kështu edhe Basem Ibrahim Aëad Allah, këshilltari kryesor i mbretit Abdullah, dhe ministër i financave. Awad Allah ka qenë forca kryesore shtytëse pas reformave ekonomike në vend por ishte ndeshur vazhdimisht me rezistencën e mbështetësve të linjës së vjetër, që i kundërviheshin ndryshimit.

Ndërkohë, sa për princin Hamza, ai  ishte princi i kurorës së Jordanisë, derisa mbreti Abdullah e largoi në 2004 dhe caktoi të birin si trashëgimtar të fronit. 41 vjeçari i tha BBC-së se është vendosur në arrest shtëpie dhe se masa masa është marrë si pjesë e një goditjeje ndaj kritikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat