Milioneri amerikan përgjegjës për skandalin në Dubai, pret burgim 18 muaj / Ukrainaset në paraburgim para deportimit

Bota

Milioneri amerikan përgjegjës për skandalin në Dubai, pret burgim 18 muaj / Ukrainaset në paraburgim para deportimit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Milioneri amerikan që organizoi sesinion skandaloz të modeleve të zhveshura në ballkonin e Dubait mund të burgoset për 18 muaj sipas ligjit të Emirateve të Bashkuara.

Ndërsa modelet e fotografua të zhveshura, thuajse të gjitha nga Ukraina, janë ende në paraburgim në pritje të deportimit, sipas raportimeve nga Kiev.

41 vjeçari Vitaliy Grechin, besohet se është ende në paraburgim megjithë raportimet paraprake se ishte larguar nga Emiratet e Bashkuara.

Qytetari i dyfishtë amerikano-ukrainas, nga Kiev përballet më një vit e gjysmë burgim sipas mediave.

Ndërsa aparmenti i tij luksoz në kryeqytetin e Ukrainës po kontrollohej dje nga autoritetet pas dyshimeve për një studio ilegale pornografie raportonte rrjeti TSN.

Grechin është fotogafuar më parë me një numër figurash të famshme në SHBA, si Barack Obama, Hillary Clinton, George Clooney, Sylvester Stallone, e Viktor Yanukovych i riu, biri i ish-presidentit të ndjerë të Ukrainës.

Lajmet nga Ukraina thonë se 11 modele të përfshira në skandal pritet të deportohen së shpejti, por koha e saktë nuk bëhet e ditur.

Vendimi konsiderohet i butë sipas ligjit musliman ‘Sharia’ i cili parashikon dënime minimale me gjashtë muaj burg për thyerje të moralit publik.

Një modele dymbëdhjetë ishte diagnostikuar me Covid-19 dhe deportimi i saj mund të shtyhet.

Kreu i një kompanie ruse të teknologjisë, Alexey Kontsov, 33 vjeç, i përfshirë në fotot skandaloze të ballkonit, gjithashtu mbetet në burgim në Dubai, shkruan DailyMail.

Tetë vajza të tjera ukrainase ishin lejuar të ktheheshin në shtëpi, por nuk janë lejuar të flasin për inciedntin e rëndë që shkaktoi zemërim ndërkombëtar.

Një prej tyre raportohet se ka thënë: “Më kanë thënë që për disa kohë të mos e tregoj fytyrën time se do ta pësoj më keq. Të gjitha vajzat kanë frikë”.

Të tjera raportime thonin se një grup modelesh të tjera të thirrura në foto-sesion kishin refuzuar të zhvisheshin.

Në një prej fotove, Grechin shihet duke luajtur në piano në një apartament në Dubai i rrethuar nga 21 gra të zhveshura.

Ndërsa një bashkëpunëtor i Grechin, milioneri francez Stephane Clavel, 44 vjeç, mohon se ka qenë prezent gjatë sesionit imoral të fotove në Dubai.

Më herët ai ka thënë per ceshtjen: “I njoh disa nga vajzat, por jo të gjitha, jemi miq. Unë e njoh Grechin, i ka fiksim fotografitë, ai bën miliona foto”.

“Zakonisht ai u jep pak alkool vajzave, që të jenë më shumë seksi, më të guximshme, dhe kështu kanë përfunduar të zhveshura në ballkon, por kjo është e jashtëligjshme në Dubai.”

Fotografi rus Sergey Lenin – i cili mohon se ka qenë në udhëtimin në Dubai – thotë se Grechin është një person “i baltosur”- por është inteligjent dhe origjinal.

Modelja Marianna Fedchuk, 21 vjeçe, e kthyer në Kiev tashmë nga Dubai, ka treguar se ka qenë atje me mikeshën e saj Olga Tatar, 23 vjeçe.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat