Pa kryer kurrfarë krimi i kaloi 43 vite në burg, dëshmia e një gruaje ia shkatërroi jetën – tani burri nga Kansasi pritet të lirohet

Bota

Pa kryer kurrfarë krimi i kaloi 43 vite në burg, dëshmia e një gruaje ia shkatërroi jetën – tani burri nga Kansasi pritet të lirohet

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:38
Kevin Strickland

Kevin Strickland, 61-vjeç nga Kansas City, i kaloi 43 vite në burg nën akuzën për vrasje të trefishtë – por ai së shpejti do të duhej të lirohej.

Edhe pse në vitin 1979 ishte liruar nga akuzat gjatë gjykimit të tij të parë, trupi gjykues e kishte shpallur fajtor dy muaj më vonë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Kansas City Star, ka publikuar historinë që dy burra në prill të vitit 1978 ishin shpallur fajtor në rastin e vrasjeve, ku është bërë e ditur se Strickland nuk kishte qenë me ta në momentin e krimit – gjë që ka nxitur gjykatësin e Jackson që të trajtoj këtë çështje.

Kështu menjëherë kërkuan lirimin e Kevin Stricklandit, pasi që rasti i tij bazohej kryesisht në dëshminë e tashmë të ndjerës Cyntia Douglas, e cila ndërroi dëshminë para se të ndërronte jetë më 2015.

E nëse lirohet përfundimisht, Strickland do të mbajë rekordin – do të jetë i dënuari i cili më së shumti kaloi kohë në burg, por pa kryer kurrë kurrfarë krimi.

Cyntia Douglas që gjithashtu ishte plagosur gjatë vrasjeve, ka qenë dëshmia e vetme që e lidhte Stricklandin me krimin.

“Kam qenë dëshmitarja e vetme dhe asokohe shumë gjëra ishin të paqarta – por tani e di dhe dua ta ndihmojë, kuptohet nëse mundem”, pati deklaruar Douglas disa vite më parë.

Gjatë procesit të gjykimit, gjykatësit kishin “konstatuar” që ai kishte pasur revole, megjithatë nuk kanë gjetur kurrfarë gjurme që përshtateshin me të tij. E analiza e re forenzike ka treguar se gjurma e vetme nga arma nuk i përket Stricklandit.

“Është një gabim që duhet ta përmirësojmë. Të gjithë ata që kanë rishikuar rastin pajtohen se ai duhet të lirohet”, është thënë nga kabineti i gjykatës në Jackson.

Strickland gjatë tërë këtyre viteve pretendonte se është i pafajshëm, madje dy persona tjerë të gjykuar pretendonin se ai nuk ishte i përfshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat