Irlandë: Sulmohet nga një tufë qensh, vdes foshnja 3 muajshe

Bota

Irlandë: Sulmohet nga një tufë qensh, vdes foshnja 3 muajshe

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Një foshnje 3 muajshe është dërguar me urgjencë në spital pasi u sulmua nga qentë në shtëpinë e saj në Irlandë.

Fatkeqësisht, ajo nuk ka mundur t'i mbijetojë këtij sulmi dhe mëngjesin e sotëm ajo ka ndërruar jetë.

Vajza u sulmua në shtëpinë e saj afër Younghal, raporton “Irish Mirror” dhe pësoi dëmtime shumë serioze.

Ajo u shpall e vdekur rreth orës 3:15 e mëngjesit dhe policia ende nuk ka dhënë detajë të mëtejshme rreth kësaj tragjedie.

Administratori i lagjes u shpreh se të gjithë banorët janë në “shok” për ngjarjen e rëndë dhe ju kanë shprehur ngushëllime familjarëve.

Në vijim, pritet që autoritetet e vendit të kryejnë një ekzaminim rreth kësaj vdekjeje tragjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat