Julian Assange planifikon martesën në burg!

Bota

Julian Assange planifikon martesën në burg!

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 07:26
Julian Assange dhe partnerja e tij, Stella Moris

Julian Assange dhe partnerja e tij, Stella Moris, po planifikojnë të martohen në burg, sipas një interviste ekskluzive të bërë nga Moris, përpara ditëlindjes së 50-të të themeluesit të Wikileaks, më 3 Korrik.

Assange, një gazetar i lindur në Australi, kaloi më shumë se dy vjet në burgun e sigurisë maksimale ”Belmarsh” në Londër.

Marrëdhënia e tij me Moris filloi gjatë kohës kur Assange ishte në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ai kërkoi azil politik.

Çifti tani ka dy fëmijë, të moshës katër dhe dy vjeç e gjysmë.

“Ne jemi duke u përpjekur të martohemi në burg sepse ne jemi të fejuar që nga viti 2016”, tha Moris duke shtuar se rrethanat nuk i kishin lejuar ata ende të kryejnë planet e tyre.

“Me shumë gjasa do të martohemi në burg dhe më pas do të bëjmë një lloj tjetër feste martese me miqtë dhe familjen pasi ai të jetë i lirë”, shtoi Moris.

Ajo tha se ende nuk ishte caktuar ndonjë datë, por të dy shpresonin të martoheshin “së shpejti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat