Talibanët: Të gjithë trupat ushtarake duhet të largohen nga Afganistani pas vendimit të NATO-s

Bota

Talibanët: Të gjithë trupat ushtarake duhet të largohen nga Afganistani pas vendimit të NATO-s

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 00:37
Suhail Shaheen

Çdo trupë ushtarake e huaj e cila do të qëndrojë në Afganistan pas shtatorit, afatit kur NATO do të tërheq trupat atje, për talibanët do të paraqes një rrezik për të qenë pushtues.

Zëdhënësi i Talibanëve, Suhail Shaheen në një intervistë për BBC ka thënë se kapja e Kabulit ushtarakisht nuk ishte “politikë e Talibanëve”.

“Nëse ata i lejojnë ushtarët e tyre në Afganistan përkundër marrëveshjes së Dohas, atëherë në atë rast do të jetë vendimi i ynë si të veprojmë”.

“Ne do të reagonim dhe vendimi përfundimtar i takon lidershipit tonë,” ka thënë Shaheen për BBC.

Kjo deklaratë e Shaheen vjen pas raporteve se 1.000 trupa kryesisht amerikanë mund të qëndrojnë në Afganistan për të mbrojtur misionet diplomatike dhe aeroportin ndërkombëtar të Kabulit.

Misioni ushtarak 20-vjeçar i NATO-s atje ka mbaruar. Por dhuna në vend vazhdon të rritet, me Talibanët që marrin më shumë territor.

Ndërsa forcat afgane përgatiten të marrin përgjegjësinë vetëm për sigurinë, shqetësimi po rritet për të ardhmen e Kabulit, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat