Japin dorëheqje 12 ministra

Bota

Japin dorëheqje 12 ministra

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Dymbëdhjetë ministra indianë, duke përfshirë këtu edhe ministrin e Shëndetësisë, kanë dhënë dorëheqje të mërkurën, për shkak të sië thuhet, numrit të madh me raste me COVID-19 në fillim të këtij viti.

12 ministrat kanë dhënë dorëheqje për t’ua lëshuar rrugën ministrave të rinj. Siç raportohet, kabineti i ri qeveritar do të ketë 77 ministra. 

Dorëheqjet thuhet se janë pjesë e një riorganizimi nga kryeministri Narenda Modi, në prag të zgjedhjeve të vitit 2022 që do të zhvillohen në shtatë shtete indiane.

Ministri i Shëndetësisë, Harsh Vardhan, 66-vjeçar ishte kritikuar rëndë për shpërthim të pandemisë në prill dhe maj të këtij viti. Sistemi shëndetësor në këta muaj ishte në kolaps, me shumë spitale të cilat nuk kishin më shtretër, oksigjen e barna.

Kryeministri Modi kishte deklaruar në janar të këtij viti fitore ndaj COVID-19 mirëpo kritikët deklaronin se qeveria kishte dështuar të përdorë kohën për të përgatitur sistemin shëndetësor për një valë tjetër.

Numri zyrtar i të vdekurve në Indi ka shkuar nga 160,000 në fund të muajit mars, në 400,000 aktualisht, duke e bërë kështu Indinë shtetin e tretë në botë me më së shumti të vdekur si pasojë e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat