Doza e tretë e vaksinës Pfizer mund të sigurojë imunitet më të madh

Bota

Doza e tretë e vaksinës Pfizer mund të sigurojë imunitet më të madh

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 00:15
Pfizer

Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se të dhënat fillestare tregojnë se një dozë e tretë përforcuese e vaksinës së tyre COVID-19 mund të rrisë imunitetin edhe më tej.

Sipas të dhënave nga Ministria Izraelite e Shëndetësisë, kompanitë thanë në një njoftim për shtyp se efikasiteti i vaksinës në parandalimin e “infeksionit dhe sëmundjes simptomatike”.

Të dhënat fillestare nga një provë përforcuese, thanë kompanitë, treguan se një dozë e tretë e dhënë gjashtë muaj pas dozës së dytë siguroi më shumë imunitet ndaj varianteve të COVID-19.

Kështu, ata planifikojnë të kërkojnë autorizim për dozën e tretë.

Të dhënat kanë treguar se vaksina parandalon sëmundjen e rëndë kundër të gjitha varianteve të njohura aktualisht.

Hulumtimi nga Instituti Pasteur i Francës, sugjeron që njerëzit mbrohen nga varianti Delta pas dy dozave të vaksinës COVID-19 të Pfizer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat