13 të dyshuarit për vrasjen e presidentit të Haitit janë mercenar nga Kolumbia

Bota

13 të dyshuarit për vrasjen e presidentit të Haitit janë mercenar nga Kolumbia

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:45
Foto

Kolumbia ka konfirmuar se 13 të dyshuar për vrasjen e presidenti të Haitit, Jovenel Moïse, ishin anëtarë të ushtrisë së saj.

Dy Haitian-Amerikanë që pretendojnë të jenë përkthyes për skuadrën e cila vrau presidentit janë gjithashtu midis të dyshuarve të cilët janë ndaluar nga autoritetet.

Disa haitian kanë bërë thirrje për ndihmë ushtarake nga SHBA-të; administrata e Biden thotë se nuk ka në plan të dërgojë ushtrinë, raporton The Economist.

Një ish oficer në ushtrinë e Kolumbisë, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se një mercenar që udhëtonte jashtë vendit mund të paguhej lehtësisht rreth 2 mijë e 700 dollarë në muaj, krahasuar me një pagë ushtarake prej rreth 300 dollarë në muaj – madje edhe për ushtarët me më shumë vite përvojë luftimi.

“Nuk është vetëm Haiti, është Kabul, Meksikë, Jemen, Emiratet”, tha ai në një intervistë telefonike për The New York Times, duke treguar se ku kanë shkuar ish-ushtarët kolumbianë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat