Nisin kërkimet nga policia japoneze pas zhdukjes së peshëngritësit ugandez në Tokyo

Bota

Nisin kërkimet nga policia japoneze pas zhdukjes së peshëngritësit ugandez në Tokyo

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Japonia po përballet me një vale të re infektimesh nga COVID-19 teksa në Tokyo ku do të mbahen pas 2 javësh Lojërat Olimpike është shpallur gjendja e emergjencës.

Krahas këtyre problemeve, policia japoneze është njoftuar për humbjen e një sportisti afrikan që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe bëhet fjalë për peshëngritësin ugandez, Julius Ssekitoleko, 21 vjeç.

Sipas raportimeve nga agjencitë aziatike të lajmeve, mësohet se peshëngritësi nuk u paraqit sot në takimin rutinë për t’iu nënshtruar testeve anti-covid të cilat janë pjesë e rrregullave tepër strikte të vendosura nga Japonia.

Gjithashtu, Ssekitoleko nuk ndodhej as në dhomën e tij të hotelit në qytetin e Izumisanos ku është vendosur skuadra olimpike nga Uganda dhe kjo ka bërë që të alarmohet stafi. Policia japoneze ka nisur kërkimet dhe ende nuk ka asnjë të dhënë për vendodhjen apo se çfarë mund të ketë ndodhur.

Ekipi i Ugandës ishte ndër të parët që mbërriti në Japoni, më 19 Qershor dhe sapo mbërritën në Tokyo , dy anëtarë të stafit rezultuan pozitive me covid dhe u izoluan nga autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat