25-vjeçarja hidhet nga ura e lartë pa qenë e lidhur me litarët mbrojtës, i fejuari i saj shikon gjithë skenën horror

Bota

25-vjeçarja hidhet nga ura e lartë pa qenë e lidhur me litarët mbrojtës, i fejuari i saj shikon gjithë skenën horror

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 20:35
Yecenia Morales

Një vajze 25 vjeçare, është hedhur pa qenë e lidhur me litarët mbrojtës.

Vajza që humbi jetën është Yecenia Morales, një vajzë me origjinë nga Medellín, e cila të dielën kishte shkuar me të fejuarin në Amaga, një vend turistik i njohur në jug perëndim të Antioquia.

Sipas ndërtimit të ngjarjes nga autoritetet, ndërsa bënte Bungee jumping 25 vjeçarja është hedhur gabimisht nga një urë, pa u lidhur me litarët elastikë, pasi ka keqkuptuar sinjalin e nisjes së punonjësve, i cili ishte për të dashurin e saj, që do të hidhej me të.

Në fakt vajza ishte pajisur me veshjen e nevojshme, por nuk ishte lidhur akoma me litarët kur është hedhur dhe ka rënë në shkëmb, para syve të të fejuarit.

Sipas të dhënave nga mjekësia, Yecenia Morales ka humbur jetën para se të mbërrinte në tokë, nga një arrest kardiak ndërkohë që binte poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat