Pentagon: 500 trupa shtesë amerikane dërgohen në aeroportin e Kabulit

Bota

Pentagon: 500 trupa shtesë amerikane dërgohen në aeroportin e Kabulit

Nga: M.H. Më: 16 gusht 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Trupat amerikane janë ende "duke punuar për të rivendosur sigurinë" pas shkeljeve në anën civile të aeroportit të Kabulit, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Aktualisht janë 2,500 trupa amerikane në aeroport, me 500 shtesë që mbërrijnë në orët e ardhshme, tha Kirby, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

"Ne parashikojmë që në orët e ardhshme do të jemi në gjendje të rivendosim operacionet ajrore në aeroport," tha Kirby. Deri tani, të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë Kabulit janë ndalur.

Qëllimi është evakuimi i mijëra njerëzve në ditë, tha Kirby, sapo të rifillojnë fluturimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat