100 emigrantë u shpëtuan në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez

Bota

100 emigrantë u shpëtuan në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 00:50
Foto ilustrim

Rreth 100 emigrantë janë shpëtuar sot jo shumë larg bregut të Calais në veri të Francës, në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet franceze.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se ka rrezik që një valë e re e emigrantëve nga Afganistani të godasë Europën, megjithatë për emigrantët e shpëtuar nuk janë dhënë detaje se prej nga e kanë origjinën, raporton Reuters.

Ministrat e brendshëm të BE-së po kërkojnë një samit special për refugjatët nga Afganistani, dhe tani për tani, vetëm ata që janë veçanërisht në rrezik për shkak të bashkëpunimit me vendet perëndimore duhet të pranohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat