Prezantuesi i radios i cili kritikoi vaksinimin, vdes nga COVID-19

Bota

Prezantuesi i radios i cili kritikoi vaksinimin, vdes nga COVID-19

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:38
Foto

Një drejtues konservator i radios nga Tenesi që kishte kritikuar vaksinimin dhe mbajtjen e maskës, vdiq të shtunën në një spital të Nashville, pas disa javësh duke luftuar me COVID-19.  Vdekja e Phil Valentine u raportua nga stacioni i tij, SuperTalk 99.7 WTN, të Shtunën pasdite.

“Ne jemi të trishtuar të raportojmë se mikpritësi dhe shoku ynë Phil Valentine ka vdekur. Ju lusim të mbani familjen e Phil Valentine në mendimet dhe lutjet tuaja” shkruajti stacioni në Twitter.

61 vjeçari njoftoi në korrik se u infektua me COVID-19 nëpërmjet një postimi në Facebook . Duke folur për përvojën e tij me koronavirusin, ai përshkroi kollitjen, mbingarkesën dhe lodhjen për të cilat tha se dhëmbin shumë. Valentine këshilloi dëgjuesit të vaksinoheshin, por gjithashtu tha se kishte disa alternativa shumë efektive për imunizimin, raporton Theguardian.

Familja e tij pati deklaruar atëherë se Phil donte që dëgjuesit e tij të dinin se ai kurrë nuk ka qenë kundër vaksinimit dhe se pendohet që nuk ishte pro shumë më ashpër. Në këtë deklaratë familja gjithashtu u bënte thirrje dëgjuesve që të luteshin për Valentine dhe i lusnin ata të vaksinoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat