Flet përkthyesi afgan: Hipja në aeroplan nga Afganistani, momenti më i lumtur i jetës sime

Bota

Flet përkthyesi afgan: Hipja në aeroplan nga Afganistani, momenti më i lumtur i jetës sime

Nga: G.B Më: 28 gusht 2021 Në ora: 09:41
Burhan

Një ish - përkthyes afgan, i cili punoi për Ushtrinë Britanike, e ka përshkruar hipjen në një aeroplan ushtarak britanik nga Afganistani si "momenti më i lumtur i jetës sime", shkruan BBC, përcjell Bota sot.

Burhan dhe familja e tij i ishin lutur qeverisë britanike për ndihmë për të shpëtuar javën e kaluar.

Tani ai bashkë me familjen e tij gjendet në Britani dhe po qëndron në një hotel në karantinë.

Duke folur për BBC nga karantina, ai tha se ishte "shumë mirënjohës për jetën e tij të re", por i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar të bëjë më shumë për të evakuuar përkthyesit e tjerë të lënë pas "ata janë në rrezik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat