Kabul, ndërron jetë në atentat marinsja që përkundte foshnjen

Bota

Kabul, ndërron jetë në atentat marinsja që përkundte foshnjen

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 00:38
Nicole Gee

“Unë e dua punën time”. Rreshterja Nicole Gee, vetëm 23 vjeç, kishte shkruar pikërisht kështu nën foton e postuar një javë më parë në llogarinë e saj në Instagram, e cila e portretizonte me uniformë, por pa kaskë, teksa përkudnte një nga foshnjat afgane. Një fotografi që ka bërë xhiron e botës, e ndarë mijëra herë në mediat sociale. Tani emri i saj është në listën tragjike të 13 trupave amerikane të vrarë në sulmin e së enjtes në Aeroportin Karzai në Kabul.

“Ajo ishte një luftëtare, punonte e frymëzuar nga Zoti. Gjithmonë duke kërkuar gra dhe fëmijë afganë në turmë, për t’i ndihmuar të largoheshin nga vendi.” Kështu e përshkruan kapitenia Karen Holliday në faqen e saj personale në Facebook. Duke kujtuar – dhe me hidhërim – se si një fotografi tjetër ku Gee shoqëron disa vajza në aeroplan, për t’u siguruar që ato janë të sigurta, kishte nxitur shumë komente seksiste ditët e fundit, që e kishin lëndura rreshteren. “Ajo bëri sakrificën e tij të fundit disa ditë pas asaj fotografie.”

E lindur në Roseville, California, Nicole në terren duhej të kryente punën më të thjeshtë, të teknikes së mirëmbajtjes në Njësinë e 24-t të Marinsave: “Por ajo ishte një ushtare model dhe ne, kohët e fundit e kishim promovuar në rreshtere me merita falë angazhimit dhe rezultateve të saj të vazhdueshme. E përsosur”, shkruan Kapitenia Holliday: “Ajo bëri atë që donte më shumë deri në frymën e saj të fundit”.

Nga ana tjetër, të tjerët që vdiqën në sulmin më vdekjeprurës të pësuar nga forcat amerikane në Afganistan që nga viti 2011 ishin gjithashtu shumë të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat