Sulmi me thikë në Auckland – Zelanda e Re pritet të ashpërsojë ligjet anti-terroriste

Bota

Sulmi me thikë në Auckland – Zelanda e Re pritet të ashpërsojë ligjet anti-terroriste

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 16:44
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është zotuar se do të forcojë ligjet anti-terroriste, pas sulmit me thikë të së premtes në Auckland, nga një burrë i cili ishte nën mbikëqyrjen e policisë.

Sipas BBC, burri, një shtetas i Sri Lankës, theri shtatë persona në një supermarket. Tre prej tyre janë në gjendje kritike.

Sulmuesi, një mbështetës i njohur i Shtetit Islamik, u qëllua për vdekje nga policia.

Ai tani është identifikuar si Ahamed Aathil Mohamed Samsudeen, një 32-vjeçar, i cili mbërriti në Zelandën e Re në vitin 2011 dhe kërkoi statusin e refugjatit.

Ardern, e cila i përshkroi goditje me thikë si “një sulm terrorist”, tha se ajo priste që ndryshimet në legjislacionin kundër terrorizmit të vendit do të mbështeteshin nga parlamenti deri në fund të shtatorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat