Chiba në veriperëndim të Japonisë goditet nga një tërmet me magnitudë 5.9

Bota

Chiba në veriperëndim të Japonisë goditet nga një tërmet me magnitudë 5.9

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi Prefekturën Chiba në veriperëndim të Japonisë, e cila shtrihet në lindje të kryeqytetit Tokio, të enjten në mbrëmje, sipas USGS.

Tërmeti u ndje fuqishëm në Tokio, sipas reporterëve të CNN me qendër në qytet, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi një aplikacion paralajmërues të sigurisë në telefonat tanë. Dridhja ishte me të vërtetë e fortë. Ndjeva se shtëpia do të shkatërrohej”, ka thënë korrespondenti Blake Essig.

“Kornizat e fotografive, gotat dhe enët ranë nga muret dhe raftet”, tha ai.

Një tjetër korrespondente e CNN në Tokio, Selina Wang, tha se dridhjet e vazhdueshme kishin zgjatur për më shumë se 30 sekonda.

Një alarm në ndërtesën e saj u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë dhe u kujtoi atyre se struktura ishte e papërshkueshme nga tërmetet.

Për fat të mirë, asnjë paralajmërim për cunami nuk është lëshuar.

Kompania Elektrike e Tokios tha se 250 familje ishin pa energji elektrike në Tokio. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat