​Shtresat e llavës me madhësi të ndërtesës trekatëshe rrjedhin nga vullkani në La Palma

Bota

​Shtresat e llavës me madhësi të ndërtesës trekatëshe rrjedhin nga vullkani në La Palma

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:16
Ilustrim

Shtresa të llavës së madhe sa një ndërtesë trekatëshe ranë sot nga një vullkan në ishullin spanjoll La Palma, dhe tri javë pas fillimit të shpërthimit, toka vazhdon të lëkundet, raportojnë agjencitë, ndërsa Instituti i Vullkanologjisë i Ishujve Kanarie postoi pamje nga vullkani Cumbre Vieha në Twitter.

Gjatë ditës, u regjistruan 21 tërmete dhe më i fuqishmi ishte 3.8 sipas Rihterit, njoftoi Instituti Gjeologjik Kombëtar Spanjoll (ING).

Shtresa të lavës së ndezur me madhësinë e një ndërtese trekatëshe po rrjedhin poshtë shpatit të vullkanit Kumbre Vieha, njoftoi Instituti i Gjeologjisë dhe Minierave, dhe Instituti Kanarik i Vullkanologjisë transmetoi pamje nga fusha në Twitter, duke deklaruar se llava është duke lëvizur me shpejtësi 700 metra në orë.

Shpërthimi i llavës erdhi pasi një pjesë e murit vullkanik u shemb të shtunën dhe lumenj të rinj me magmë të ndezur rrodhën nëpër zonat e evakuuara.

Që nga fillimi i shpërthimit më 19 shtator, llava shkatërroi 1.186 ndërtesa dhe varrosi 493 hektarë tokë, dhe rreth 6.000 njerëz u evakuuan nga një total prej 83,000 banorësh të ishullit.

Marina spanjolle do të ndihmojë nga dita e hëne për pastrimin e hirit vullkanik që mbuloi pjesë të mëdha të ishullit, njoftoi ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, gjatë vizitës së sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat