Minjtë po shkatërrojnë jetën e banorëve të këtij fshati

Bota

Minjtë po shkatërrojnë jetën e banorëve të këtij fshati

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Një rrugë e një fshati është pushtuar nga një infektim i minjve, duke lënë banorët të tmerruar.

Banorët e rrugës Glebe në Scartho pranë Grimsby thonë se minjtë po ua shkatërrojnë jetën, ndërsa numri i tyre po rritet.

Shenjat e gërryerjes janë raportuar në gjithë rrugën, por askush nuk po e kupton se çfarë po i tërheq brejtësit e padëshiruar në atë rrugë, raporton Grimsby Live.

Bradley Paterson, i cili ka jetuar në këtë zonë për tre vjet, tha: “Unë absolutisht e adhuroja të jetoj këtu në fillim. Rruga është kaq e qetë, por papritur, rreth një vit më parë, vazhdova të dalloja minjtë në kopshtin tim. Kjo është vërtet e çuditshme sepse kjo zonë është e pastër dhe e rregullt”.

Leigton Marseden, e cila poashtu jeton në rrugën Glebe me bashkëshortin e saj, tha: “Nuk jemi prekur ende, por i kam parë në rrugën tonë. Është shqetësuese të jem e sinqertë. Minjtë nuk janë gjë tjetër veçse një bezdi pasi gërryen dhe lënë rrëmujë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat