OBSH-ja ka miratuar vaksinën indiane kundër coronavirusit

Bota

OBSH-ja ka miratuar vaksinën indiane kundër coronavirusit

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të mërkurën se ka miratuar për përdorim urgjent një vaksinë indiane kundër COVID-19 të prodhuar nga Bharat Biotech.

Kështu ka njoftuar së paku organizata përmes rrjeteve sociale teksa ka bërë të ditur se kjo është vaksina e shtatë kundër COVID-19

“Grupi Këshillimor Teknik ka përcaktuar se vaksina Covaxin plotëson standardet e OBSH-së për mbrojtjen kundër COVID-19, se përfitimet e vaksinës janë shumë më të mëdha se rreziqet dhe se vaksina mund të përdoret”, shkroi OBSH-ja në Twitter.

Ekspertët e OBSH-së kanë rekomanduar që vaksina të përdoret në dy doza me një distancë prej katër javësh, në të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç. Vaksina tani do të mund të eksportohet.

Covaxin është vaksina e shtatë kundër coronavirusit e miratuar nga OBSH deri më tani, pas Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe kineze Sinovac Biotech dhe Sinopharm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat