Një i vdekur dhe 48 të zhdukur pas aksidentit minerar në Siberi

Bota

Një i vdekur dhe 48 të zhdukur pas aksidentit minerar në Siberi

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe 48 të tjerë u zhdukën të enjten pas një aksidenti në një minierë në Siberinë qendrore.

Guvernatori lokal tha se nga 285 personat që ishin brenda minierës, të paktën një person kishte vdekur dhe mbi 40 u plagosën, raporton Euronews.

“Operacionet e shpëtimit në minierën Listviajnaya janë duke u zhvilluar.

Gjithsej 237 persona u nxorën në sipërfaqe, 45 persona u plagosën. 48 persona mbeten në minierë”, tha Ministria Ruse e Situatave Emergjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat