Një person dyshohet se është vaksinuar 10 herë brenda një dite kundër COVID-19

Bota

Një person dyshohet se është vaksinuar 10 herë brenda një dite kundër COVID-19

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 19:39
Dozë vaksine kundër koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore të Zelandës së Re kanë nisur hetimet pasi një burrë dyshohet se është vaksinuar dhjetë herë brenda një dite kundër COVID-19.

Burri besohet se është paguar për t’u vaksinuar në vend të personave të tjerë, shkruan nzherald.

Ministria e Shëndetësisë së Zelandës së Re e ka marrë seriozisht situatën, tha Astrid Koornneef, kreu i programit të vaksinës dhe imunizimit kundër coronavirusit, “Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë situatë dhe po punojmë me agjencitë përkatëse”.

Në Zelandën e Re, njerëzit nuk duhet të tregojnë një dokument identifikimi kur marrin vaksinën.

Shumë kompani dhe objekte në vend përdorin një certifikatë vaksinimi vendase që lejon hyrjen në vende vetëm për personat e vaksinuar plotësisht.

Rreth 89 për qind e Zelandës së Re janë plotësisht të vaksinuar. Me një popullsi prej 5 milionë banorësh, vendi ka raportuar rreth 12,500 raste dhe 46 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat