Pse Australia e ka reduktuar kohën e marrjes së dozës përforcuese të vaksinës në pesë muaj?

Bota

Pse Australia e ka reduktuar kohën e marrjes së dozës përforcuese të vaksinës në pesë muaj?

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Koha e pritjes për vaksinat përforcuese të COVID-19 në Australi është shkurtuar nga gjashtë muaj në pesë. Kjo në përpjekje për të mbajtur njerëzit të mbrojtur kundër virusit dhe për të ngadalësuar përhapjen e tij ndërsa shfaqet varianti Omicron.

Vendimi u njoftua të dielën dhe do të fillojë të implementohet menjëherë.

“Ne besojmë se dozat përforcuese do të jenë shumë më të rëndësishme … për të ofruar imunitet shtesë, veçanërisht pasi varianti Omicron ka të ngjarë të përhapet në të gjithë botën,” tha sekretari i departamentit federal të shëndetësisë, Brendan Murphy.

Vaksina Moderna e prodhuar në SHBA është miratuar gjithashtu nga autoritetet si një vaksinë përforcuese, shkruan The Guardian.

Sipas kornizës së re kohore, më shumë se 4.1 milionë australianë do të kenë të drejtë për një dozë përforcuese të vaksinës deri më 31 dhjetor, krahasuar me rreth 1.75 milionë nëse do të ishte ruajtur intervali gjashtëmujor.

Grupi Këshillimor Teknik Australian për Imunizimin (Atagi) aktualisht nuk rekomandon doza përforcuese për njerëzit e moshës 12 deri në 17 vjeç, ose ata që kanë imunitet të dobët dhe kanë marrë tashmë një dozë të tretë.

Më shumë se 670,000 injeksione përforcuese janë administruar tashmë në Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat