Incidenti me kështjellën prej gome, këta janë 5 vogëlushët që humbën jetën

Bota

Incidenti me kështjellën prej gome, këta janë 5 vogëlushët që humbën jetën

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 08:53
Ilustrim

Mediat në Australi kanë publikuar fotot e pesë fëmijëve që humbën jetën tragjikisht pas një incidenti me një kështjellë gome.

Zane Mellor, Peter Dodt, Jye Sheehan, Jalailah Jayne-Maree Jones, të gjithë 12-vjeçarë dhe shoqja e tyre e klasës Addison Stewart, 11 vjeç humbën jetën pasi kështjella prej gome në të cilën po luanin u mor përpara nga një “mini tornado”.

Ngjarja ndodhi në shkollën fillore Hillcrest në Devonport, Tasmani. Ndërkohë një banore në zonë krijoi një llogari për të ndihmuar familjarët e viktimave dhe në 24 orë u mblodhën të paktën 700 mijë dolllarë.

Ndërkohë në spitalin Royal Hobart janë të shtruar në gjendje të rëndë tre fëmijë kurse një tjetër ka marrë lëndime të lehta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat