Kryeministri kanadez: Kina po na vë kundër njëri-tjetrit, vendet perëndimore të marrin masa

Bota

Kryeministri kanadez: Kina po na vë kundër njëri-tjetrit, vendet perëndimore të marrin masa

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 08:40
Justin Trindade

Kryeministri kanadez Justin Trindade në një deklaratë për mediat ka akuzuar Kinën se po bën kundër shumë vende ndaj njëri tjetrit.

Sipas tij Pekini po komploton, duke “kthyer” një vend kundër tjetrit, pasi ata konkurrojnë për akses në mundësitë ekonomike në tregun kinez.

“Ne konkurrojmë dhe Kina, nganjëherë, na kthen me zgjuarsi kundër njëri-tjetrit. Kombet perëndimore duhet të formojnë një front të bashkuar kundër Kinës për të parandaluar shtetin aziatik që t’i manipulojë ato dhe t’i kthejë kundër njëri-tjetrit, duke shfrytëzuar interesat e tyre tregtare. Ne duhet të bëjmë një punë më të mirë, të punojmë së bashku dhe të mbajmë një qëndrim të fortë në mënyrë që Kina të mos mund të përfitojë nga konkurrenca jonë dhe të na ndajë “, ka thënë ai.

Ndërkohë kujtojmë se marrëdhëniet midis Kanadasë dhe Kinës arritën pikën më të keqe në dekada pas arrestimit, në vitin 2018, të shefit financiar dhe vajzës së themeluesit të kompanisë gjigante kineze të telekomunikacionit Huawei, Meng Ëangzhou, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, të cilët ia kërkuan ekstradimim.

Si shenjë hakmarrje Pekini më vonë arrestoi dy kanadezë të akuzuar për spiunazh për mohimin e diplomacisë së pengjeve, siç denoncoi Otava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat