Ish-presidenti afgan, Ghani: Talebanët më dhanë dy minuta kohë për të ikur

Bota

Ish-presidenti afgan, Ghani: Talebanët më dhanë dy minuta kohë për të ikur

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani u përpoq të justifikonte largimin nga vendi në mes të muajit gusht, ndërsa talebanët iu afruan kryeqytetit Kabul.

Ai tha se fluturimi nuk ishte planifikuar dhe se e bëri për të parandaluar gjakderdhjen në qytet.

“Në mëngjesin e asaj dite, nuk e kisha idenë se do të largohesha pasdite”, tha Ghani për BBC.

Këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Hamdulah Mohib, ishte “fjalë për fjalë i tmerruar” dhe i dha atij “jo më shumë se dy minuta” për të vendosur se çfarë të bënte.

“Vetëm kur u ngritëm u bë e qartë se po largoheshim. Pra, ishte vërtet e papritur”, shtoi Ghani.

Planet e mëparshme për t’u zhvendosur në Khost ose Jalalabad u braktisën sepse atij iu tha se edhe ato qytete afgane ranë në duart e talebanëve.

Ghani u largua nga Kabuli më 15 gusht pasi luftëtarët talebanë rrethuan kryeqytetin afgan dhe ata tashmë kishin pushtuar të gjitha kryeqytetet provinciale me shpejtësi rrufeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat