Ndodh edhe kjo, edhe pse është një prej pikëkalimeve më të fortifikuara në botë – një person arratiset nga Koreja e Jugut në drejtim të asaj të Veriut

Bota

Ndodh edhe kjo, edhe pse është një prej pikëkalimeve më të fortifikuara në botë – një person arratiset nga Koreja e Jugut në drejtim të asaj të Veriut

Më: 2 janar 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Kemi dëgjuar raste kur qytetarë të shumtë arratisen nga Koreja e Veriut në kërkim të një jetë më të mirë në Korenë e Jugut – por e kundërta ka ndodhur këto ditë kur një person përmes kufirit tokësor u fut në Korenë e Veriut.

Siç ka njoftuar Komiteti i Përbashkët i Shtabit të Koresë së Jugut, ky person u zbulua të shtunën rreth orës 21:20, ku me ndihmën e pajisjeve për mbikëqyrje në “zonën e demilitarizuar” që ndanë dy Koretë, u fut nga Koreja e Jugut në atë të Veriut.

“Është konfirmuar se ky person kaloi linjën ushtarake përgjatë kufirit në veri”, thuhet ndër tjera në kumtesë.

Personi i lartpërmendur akoma nuk është identifikuar, ka bërë të ditur një zyrtar i Komitetit, duke shtuar se autoritetet jugkoreane i kanë dërguar mesazh verikoreanëve lidhur me incidentin. Madje ushtria është vënë në kërkim të tij – por pa ndonjë rezultat.

Për shkak të varfërisë dhe represionit mbi 30 mijë njerëz kanë ikur nga Koreja e Veriut në atë të Jugut (nga lufta e Koresë nga 1950-1953), por kalimet në anën tjetër janë tejet të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat