​Shri Lanka në prag të falimentimit - kolapsi ekonomik e varfëria po e bëjnë dëmin e tyre

Bota

​Shri Lanka në prag të falimentimit - kolapsi ekonomik e varfëria po e bëjnë dëmin e tyre

Më: 2 janar 2022 Në ora: 21:37
Ilustrim

Që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, gjysmë milioni njerëz në Shri Lanka kanë jetuar në varfëri, rritja e kostos së jetesës ka detyruar shumë njerëz të shkurtojnë shpenzimet për nevojat themelore dhe kanë frikë se vendi mund të falimentojë.

Shitësit e orizit nga Petah, një qendër tregtare në kryeqytetin Colombo, janë duke pritur për klientët në dyqanet e tyre dhe ushtria është autorizuar nga udhëheqja shtetërore të kontrollojë çmimet bazë të ushqimit, ashtu si orizi, pasi vendi përballet me kriza më të thella financiare dhe humanitare.

Dyshohet se në vitin 2022 ky vend mund të shpallë falimentimin, duke pasur parasysh inflacionin rekord, rritjen e çmimeve dhe arkat gjithnjë e më të zbrazura të shtetit, sipas raportit të së përditshmes londineze “Guardian”.

Rënia ekonomike me të cilën përballet Shri Lanka, e udhëhequr nga presidenti Gotabay Rajapaksa dhe qytetarët, u shkaktua pjesërisht nga ndikimi i menjëhershëm i pandemisë dhe kolapsi i turizmit, por u përshpejtua më tej nga shpenzimet e larta të qeverisë dhe shkurtimet e taksave, sipas “Guardian”.

Faktorët e pafavorshëm makroekonomikë përfshijnë shlyerjet e mëdha të borxhit ndaj Kinës, ku rezervat valutore janë në nivelin më të ulët në një dekadë.

Ushtrisë së Shri Lankës i është dhënë detyra që të sigurojë tregtinë e artikujve bazë, përfshirë orizin dhe sheqerin me çmime fikse shtetërore, por edhe kjo masë nuk ka reduktuar hallet e përditshme të qytetarëve të këtij vendi ishullor.

Banka Botërore vlerëson se që nga fillimi i epidemisë, 500.000 njerëz kanë rënë nën kufirin e varfërisë me inflacion rekord që arriti në 11.1 për qind në nëntor dhe një rritje marramendëse të çmimeve që i vendos qytetarët e pasur në gjendje të luftojnë për të ushqyer familjet e tyre. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat