Oficerët në Kili pickohen nga bletët pas protestave të organizuara nga bletarët

Bota

Oficerët në Kili pickohen nga bletët pas protestave të organizuara nga bletarët

Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:18
Protesta

Katër bletarë janë arrestuar në Kili pas një proteste që kërkonin mbështetje nga qeveria për industrinë e tyre.

Sipas BBC,  bletarët mbajtën një demonstratë jashtë pallatit presidencial në kryeqytet, Santiago.

Shtatë oficerë policie u pickuan nga bletët teksa përpiqeshin të hiqnin kosheret e vendosura nga protestuesit për të bllokuar një rrugë kryesore.

Një thatësirë e zgjatur ka shkatërruar bletarinë në Kili, duke prekur burimet ushqimore të bletëve si lulet dhe të korrat

Për të ngritur kauzën e tyre, bletarët vendosën rreth 60 koshere me rreth 10 mijë bletë përpara pallatit dhe penguan policinë të shpërndante demonstratën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat