Tërmet i fuqishëm dridh Indonezinë

Bota

Tërmet i fuqishëm dridh Indonezinë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot ishullin indonezian Java dhe tërmeti është ndjerë fuqishëm në Xhakartë të Indonezisë.

Banorët e Xhakartës dolën me vrap nga banesat e tyre në panik, raporton reuters.

Agjencia Meteorologjike e Indonezisë njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 52 kilometra nga provinca e Banten në një thellësi prej 10 kilometrash, por se nuk kishte asnjë potencial për të shkaktuar një cunami.

“Isha shumë i frikësuar, pati një tërmet të papritur dhe ishte i fortë”, tha një banor i Xhakartës.

Tërmeti preku Javan perëndimore dhe Lampung në ishullin e Sumatrës. Indonezia ndodhet në një zonë sizmikisht aktive ku tërmetet janë të shpeshta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat