Putin shfaqet për herë të parë pas pushtimit të Ukrainës, takohet me kryeministrin e Pakistanit

Bota

Putin shfaqet për herë të parë pas pushtimit të Ukrainës, takohet me kryeministrin e Pakistanit

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:22
Putin ne takim me kryeministrin e Pakistanit

Pak orë pasi Rusia nisi një ofensivë ushtarake ndaj Ukrainës, presidenti Vladimir Putin është shfaqur i qetë dhe i qeshur në publik. Teksa ka vazhduar me takimet në agjendën e tij, Putin ka takuar kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në Moskë. Mësohet se të dy liderët po diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe sidomos për shqetësimin kryesore të Putin për momentin, arritjen e një bashkëpunimi ekonomik.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë në shpresë për të zbrapsur sulmet dhe agresionin e Kremlinit zyrtar. BE-ja miratoi një raund të parë sanksionesh të mërkurën, duke përfshirë në listën e zezë politikanë rusë dhe duke ndaluar tregtinë midis BE-së dhe dy rajoneve separatiste të Ukrainës lindore, pavarësinë e të cilave e njohu presidenti rus Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat