Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara merr një vendim për situatën Ukrainë - Rusi

Bota

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara merr një vendim për situatën Ukrainë - Rusi

Nga: BOTA SOT Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 21:50
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

(E plotësuar 23:05) - OKB-ja e miraton rezolutën e propozuar nga SHBA-ja dhe Shqipëria

Organizata e Kombeve të Bashkuara e miratoi rezolutën e propozuar nga SHBA-ja dhe Shqipëria.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Twitter.

“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”, shkruajti Xhaçka.

Disa ditë më parë, bashkë me SHBA vendi ynë propozoi një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ku i bëhej thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës dhe të tërhiqte të gjithë trupat e saj nga ky vend, duke e detyruar Rusinë të përdorë veton e duke treguar fare qartë në sytë e të gjithë botës sesa e izoluar është Rusia në këtë sipërmarrje.

Në daljen e saj më herët për mediat, ku njoftoi sanksionet e Shqipërisë ndaj Rusisë, Xhaçka tha: “Gjatë ditës së sotme, në Këshillin e Sigurimit do të votohet për ta diskutuar këtë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme, çka do të demonstrojë edhe një herë izolimin e skajshëm të Rusisë në arenën ndërkombëtare”.

***

Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo votoi për dërgimin e çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për një seancë të posaçme urgjente për shkak të bllokimit të anëtarëve të përhershëm në këshill.

Rusia vuri veton ndaj një rezolute të SHBA për të dënuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.

"Ne i kërkojmë Rusisë të zbusë retorikën e saj," tha ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield, në lidhje me një njoftim për vendosjen e forcave në gatishmëri bërthamore, shkruan CNN, përcjell "Bota sot".

Votimi ishte procedural, duke mos u kërcënuar nga një tjetër veto.

Rezultatet ishin të ngjashme me votën e javës së kaluar, e cila bllokoi miratimin e një rezolute për shkak të vetos së Rusisë.

Franca ka paraqitur gjithashtu një rezolutë në lidhje me çështjet humanitare për shqyrtim të këshillit.

Ky është sesioni i parë special i urgjencës i OKB-së i Asamblesë së Përgjithshme që nga viti 1982 kur u mblodh një seancë speciale emergjente e OKB-së për të trajtuar situatën në zonën e territoreve arabe të pushtuara të Lartësive të Golanit.

***

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një seancë urgjente të Asamble së Përgjithshme.

Mbledhja urgjente prej 193 anëtarësh do të mbahet për të diskutuar lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

Kjo mbledhje është paralajmërua të zhvillohet të hënën, derisa aleatët perëndimorë kanë vendosur një sërë sanksionesh në drejtim të Rusisë.

Kanë kaluar katër ditë që nga momenti kur agresioni rus ka pushtuar Ukrainën.

Civilë të shumtë, e ushtarë ukrainas kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve të shumta nga shteti rus.

Pavarësisht kërkesave të shumta që kjo çështje të zgjidhej me dialog, presidenti rus, Vladimir Putin vazhdoi me idenë e pushtimit të Ukrainës.

Duke shkuar edhe më larg Putin së fundi paralajmëroi edhe mundësinë e funksionalizimit të armëve bërthamore.

Deklarimi i tillë së fundi ka aktivizuar të gjitha shtetet e tjera të cilat edhe kanë vendosur sanksione të shumta ndaj këtij shteti.

Përpos bllokimit të hapësirave ajrore dhe linjave ajrore ruse, shumë shtete poashtu kanë vendosur që të furnizojnë me armë të ndryshme shtetin ukrainas.

Ndryshe nesër është paralajmëruar një takim i mundshëm i përfaqësuesve të dy shteteve, në mënyrë që kjo situatë lufte të ndalohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat