Airbus ndalon furnizimin me pjesë për Rusinë

Bota

Airbus ndalon furnizimin me pjesë për Rusinë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Kompania Airbus me seli në Evropë njoftoi se ka pezulluar dërgimin e pjesëve rezervë në Rusi dhe mbështetjen e linjave ajrore ruse.

Ky vendim ka ardhur pas sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për sulmin e saj ushtarak ndaj Ukrainës.

Airbus në një deklaratë tha se e ishte gjithashtu duke shqyrtuar nëse qendra teknike në Moskë do të ishte në gjendje t’u shërbente klientëve vendas nën sanksionet perëndimore.

“Airbus ka pezulluar shërbimet mbështetëse për linjat ajrore ruse, si dhe furnizimin me pjesë këmbimi në vend. Qendra Inxhinierike Airbus në Rusi (ECAR) ka pezulluar të gjitha operacionet e saj për Airbus në përputhje me sanksionet. Lidhur me shërbimet inxhinierike që ECAR u ofron klientëve të saj rusë, ECAR po analizon sanksionet e kontrollit të eksportit për të përcaktuar nëse ky aktivitet mund të mbahet në përputhje me sanksionet”, thuhet në deklaratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat