Njihuni me 19 vjeçarin që po gjurmon avionët e oligarkëve rusë

Bota

Njihuni me 19 vjeçarin që po gjurmon avionët e oligarkëve rusë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 17:28
Jack Sweeney

Jack Sweeney, një adoleshent nga Florida i cili kishte gjurmuar avionin privat të miliarderit Elon Musk tashmë ka një objektiv të ri: Oligarkët rusë dhe miliarderët.

19-vjeçari, i cili refuzoi ofertën prej 5,000 dollarësh të Elon Musk për të fshirë llogarinë e tij në Twitter, së fundmi ka lansuar dy pajisje të reja të automatizuara në Twitter, @RUOligarchJets dhe @Putinjet.

Të dyja profilet kanë grumbulluar rreth 300 mijë ndjekës.

Profilet ofrojnë përditësime pothuajse të drejtpërdrejta të lëvizjeve të avionëve privatë së bashku me fotografitë e hartave që i lokalizojnë, shkruan CNN.

Sweeney tha për Wall Street Journal se njerëzit prej kohësh i kanë thënë që të hapë llogari të tilla në Twitter.

Këto kërkesa u rritën pas sanksionet të cilat iu vunë Rusisë  e që ndikonin direkt tek më të pasurit rusë.

Oligarkët e Rusisë po përballen me kaos ekonomik dhe ndëshkim nga bota perëndimore pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij të hyjnë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre janë përgjigjur duke sanksionuar individë të pasur që janë afër Kremlinit.

“Oligarkët të cilët kanë këta aeroplanë janë absolutisht të çmendur,” tha Sweeney në një intervistë me Bloomberg.

Më të pasurit e vendit po udhëtojnë me avionë të përmasave komerciale si Airbus A319 dhe Boeing 737.

“Aeroplanët e tyre janë të mëdhenj në krahasim me avionët e tjerë,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat