Kryeministri i Pakistanit i drejtohet Perëndimit: Nuk jemi skllevërit tuaj, që të bëjmë çfarë doni ju me Rusinë

Bota

Kryeministri i Pakistanit i drejtohet Perëndimit: Nuk jemi skllevërit tuaj, që të bëjmë çfarë doni ju me Rusinë

Më: 6 mars 2022 Në ora: 23:09
Imran Khan

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i ka dhënë një goditje të fortë kërkesës së liderëve perëndimorë, për ta shtyrë atë që të dënojë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Çfarë mendoni ju? Se jemi skllevërit tuaj…që do të bëjmë atë çfarë doni ju?”, tha Khan në një adresim publik, duke iu referuar kërkesës së perëndimorëve.

Pakistani, ka qenë një aleat i kahershëm i vendeve të oksidentit. Por, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ata votuan abstenim kundrejt rezolutës së Shqipërisë, për të dënuar agresionin rus.

Po ashtu, Khan ka përmendur edhe faktin se Bashkimi Evropian, nuk e ka sanksionuar Indinë, për veprimet që ka bërë në Kashmir – një zonë e kontestuar e me luftime mes Pakistanit dhe Indisë.

Ndaj, për Khan, vuajtja kryesore e pakistanezëve, ka ardhur për shkak të perëndimorëve.

Rrjedhimisht, në çështjen mes Rusisë dhe Ukrainës, ai është rreshtuar në një pozicion më neutral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat