Zelenski: Rusët janë fajtorë për vrasjet, bombat dhe raketat / “Sipërmarrja barbare e Putinit do të jetë dështim total dhe i plotë!”

Bota

Zelenski: Rusët janë fajtorë për vrasjet, bombat dhe raketat / “Sipërmarrja barbare e Putinit do të jetë dështim total dhe i plotë!”

Nga: I. Morina Më: 8 mars 2022 Në ora: 12:22
Pamje nga shkatërrimet e ushtrisë ruse në Ukrainë

“Trupat ruse kanë filluar të bombardojnë rrugën e evakuimit nga Mariupol, sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës. Kjo është kaq çnjerëzore”, shkruan gazetarja Hanna Liubakova.

Në Sumy, rusët nisën një sulm ajror, duke vrarë 21 persona, duke përfshirë dy fëmijë. Mësohet se njerëzit janë duke u evakuuar nga qyteti, rrëfen ajo në twiter.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski është ankuar sot sërish për reagimin ende të pamjaftueshëm të Perëndimit për të ndaluar pushtimin rus, vrasjet dhe shkatërrimin, për t’i shpëtuar qytetet ukrainase nga dhuna ruse.

“Ndërsa rusët janë fajtorë për vrasjet, përgjegjësia ndahet nga ata që për 13 ditë në zyrat e tyre perëndimore nuk kanë qenë në gjendje të miratojnë një vendim dukshëm të nevojshëm, të cilët nuk i kanë shpëtuar qytetet tona nga këto bomba dhe raketa – edhe pse munden”, shkruan Zelensky në një cicërimë në tviter.

Zelenski, në një cicërimë tjetër e ka falënderuar Luksemburgun që ka vendosur ta ndihmojë Ukrainën me 250 milionë euro. “Madhështia e vendit dëshmohet nga veprimet e tij. Bisedova me 🇱🇺 PM @Xavier_Bettel. I tregova për situatën humanitare. Faleminderit për 250 milionë euro ndihmë, udhëheqje në politikën e sanksioneve, mbështetjen për refugjatët ukrainas. U diskutuan hapat e ardhshëm të Ukrainës në rrugën për në BE”, shkroi pak më parë heroi Zelenski.

Mbrëmë vonë, para mesnate kryeministri britanik Boris Jonson ka biseduar me presidentin amerikan Joe Biden, presidentin zrancez Emanuel Makron dhe me kancelarinë gjerman Olaf Sholc, ku janë pajtuar për ta rritur trysninë ndaj Rusisë, dhe për ta izoluar më tej Putinin.

“Duke folur me @EmmanuelMacron,@OlafScholz dhe @POTUS (Biden), këtë pasdite, ne ramë dakord të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi Rusinë për të izoluar Putinin diplomatikisht dhe ekonomikisht – duke u siguruar që sipërmarrja e tij barbare të jetë një dështim total dhe i plotë”, shkroi në tviter Jonson.

SHBA-të kanë vendosur ta ndihmojnë Ukrainën me 10 miliardë dollar, ndihma të të gjitha llojeve.

Po ashtu më parë BE-ja ka ndarë 450 milionë euro të tjera, Britania e Madhe ka ndarë 220 milionë funta apo afër 300 milionë euro mbështetje emergjence dhe ndihma humanitare, si dhe dhjetëra vende të botës kanë ofruar ndihma të ndryshme, nga armatimi, deri tek ushqimi.

Ushtria ukrainase e ka shpërndarë një mesazh të shoqëruar me video, ku thekson se sot ajo paraqet kërcënimin më të dhunshëm ndaj çfarëdo force, se e shkatërron armatën ruse: “Ushtria ukrainase! Ushtria më e dhunshme në botë! Shkatërron armikun kudo: në tokë, në ujë, aty ku është nevoja. E gjithë bota e admiron qëndrueshmërinë tonë. Fitorja e mbyllur. Lavdi Ukrainës! 💛💙”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat