Alo, Moska? Këtu Washingtoni – por rusët nuk përgjigjen...

Bota

Alo, Moska? Këtu Washingtoni – por rusët nuk përgjigjen...

Nga: F.B Më: 14 prill 2022 Në ora: 12:07
Ilustrim

Sekretari amerikan për siguri Lloyd Austin ka tentuar disa herë të kontaktojw me kolegun e tij rus Sergei Shoigu dhe këtë e ka provuar disa herë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, së fundi edhe para një jave, por nga pala tjetër nuk ka pasur përgjigje, transmeton “Bota Sot.

Se edhe më herët ka pasur përpjekje për vënie kontakti e ka konfirmuar dhe zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

"Nuk e dimë kur ishte përpjekja e fundit për vendosje kontakti edhe bisedim. Kohë më parë, mendoj para më pak se një jave. Por përsëri nuk kishte interesim të rusëve për kontakt”, tha Kirby në takimin me gazetarë.

Udhëheqja e pentagonit kanë thënë se kanë tentuar disa herë të “depërtojnë” deri tek kolegët e tyre rus – Shoigu dhe krye-shefi i shtabit t përgjithshëm të Federatës Ruse Valery Gerasimov – nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, por vazhdimisht përpjekja ishte e pasuksesshme”.

Të përkujtojmë, shkruan gazeta se mediet amerikane edhe më herët kanë shkruar se pala amerikane është e interesuar të vendos kontakte me palën ruse, por ata si kanë deklaruar, nuk janë lajmëruar fare në telefon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat