Beteja e Kievit një 'fitore historike' për Ukrainën

Bota

Beteja e Kievit një 'fitore historike' për Ukrainën

Nga: V.N Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:37
Joe Biden

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden e përshkruan betejën për kryeqytetin e Ukrainës Kiev si një "fitore historike" për ukrainasit, duke thënë se tani ishte e nevojshme të përshpejtohej mbështetja për vendin, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Presidenti tha se në mënyrë që të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për kohëzgjatjen e luftës, ai do t'i kërkojë kongresit amerikan më shumë para javën e ardhshme.

Duke iu përgjigjur pretendimeve nga Kremlini më herët sot se Rusia kishte marrë kontrollin e Mariupolit, Biden tha se nuk kishte ende prova që qyteti port të kishte rënë plotësisht.

Presidenti Biden, shpalosi po ashtu një program të ri që do t'i lejojë ukrainasit të ikin përkohësisht në SHBA.

"Të bashkohemi për Ukrainën" do t'u lejojë ukrainasve që kanë një sponsor amerikan të qëndrojnë deri në dy vjet, por nuk do të ofrojnë një rrugë drejt shtetësisë, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat