Ushtria ruse identifikon zonat për goditjet kryesore

Bota

Ushtria ruse identifikon zonat për goditjet kryesore

Nga: V.N Më: 22 prill 2022 Në ora: 17:55
foto ilustrim

Ushtria ruse po finalizon identifikimin e zonave në lindje të vendit ku do të nisë sulmet kryesore, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, sipas agjencisë së lajmeve Interfax-Ukraine, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Zëdhënësi i ministrisë Oleksandr Motuzyanyk tha në një konferencë përmbledhjeje se Ukraina kishte ardhur në këtë përfundim nga "natyra e zjarrit [forcat ruse], formacionet e njësive ushtarake… dhe sulmet e përhershme në drejtime të caktuara".

Motuzyanyk tha se aktiviteti më intensiv rus është vërejtur në drejtimin Izyum-Barvinkove, pranë Popasna, Severodonetsk, Mariupol dhe në rrugën Zaporizhzhya-Donetsk.

Ai shtoi se ka dy luftanije ruse të afta të mbajnë raketa lundrimi Kalibr në Detin e Zi, me 16 raketa të kombinuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat