​Polonia dërgoi tanke në Ukrainë, thotë kryeministri Morawiecki

Bota

​Polonia dërgoi tanke në Ukrainë, thotë kryeministri Morawiecki

Më: 25 prill 2022 Në ora: 21:29
Mateusz Morawiecki

Polonia ka dërguar tanke në Ukrainë në mes të luftës së saj me Rusinë, konfirmoi sot kryeministri i vendit.

I pyetur nëse Polonia kishte apo do të dërgonte tanke në Ukrainë, Mateusz Morawiecki tha: "Po".

Megjithatë, ai nuk pranoi të zbulonte ndonjë detaj të mëtejshëm duke përfshirë numrin e tankeve të dërguara.

Morawiecki vazhdoi duke thënë se nuk kishte pasur "kërkesa të tilla" dhe "asnjë kërkesa të tilla" kur u pyet nëse Polonia do të dërgonte gjithashtu avionë në Ukrainë.

Në muajin mars, Polonia tha se ishte gati t'i dorëzonte të gjithë avionët e saj luftarakë MIG-29 në një bazë ajrore amerikane në Gjermani "menjëherë dhe pa pagesë" si pjesë e një plani për t'i ofruar avionë ukrainasve. Por Pentagoni tha se oferta nuk ishte "e qëndrueshme".

Duke folur në atë kohë, zëdhënësi John Kirby tha se propozimi për dërgimin e avionëve në bazën ajrore amerikane Ramstein "ngriti shqetësime serioze për aleancën e NATO-s".

"Thjesht nuk është e qartë për ne se ka një arsye thelbësore për këtë," tha ai, transmeton Sky News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat