Radarët gjermanë “Cobra” drejt Ukrainës: Asnjë e shtënë nuk kalon pa u zbuluar

Bota

Radarët gjermanë “Cobra” drejt Ukrainës: Asnjë e shtënë nuk kalon pa u zbuluar

Më: 4 maj 2022 Në ora: 14:08
Radari i zbulimit të artilerisë "Cobra".

Sipas një raporti të gazetës gjermane “ Die Welt”, Gjermania po planifikon të dorëzojë sistemin e zbulimit Cobra në Ukrainë, përcjell "Bota sot".

Siç raporton gazeta, Ukraina ka kërkuar 40 sisteme të tilla - Republika Federale mund të dorëzojë nga tre deri në pesë.

"Asnjë e shtënë nuk kalon pa u zbuluar," shkruan Bundeswehr (Forca e Armatosur gjermane) në një video në YouTube në lidhje me sistemin e zbulimit.

Sipas "Die Welt", sistemi përmirëson vlerën e Panzerhaubitzen (artileri e blinduar vetëlëvizëse) 2000 të dorëzuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Bundeswehr e përshkruan radarin si më poshtë: "Ai skanon horizontin dhe zbulon ose gjurmon predha dhe raketa derisa të mund të përcaktohen koordinatat e sakta të lëshimit, dhe ndoshta edhe koordinatat e goditjes.

Fuqia e radarit shkon deri në 100 kilometra. Radari mund të lokalizojë obuset, mortajat dhe artilerinë e raketave dhe mund të përdoret gjithashtu në mbrojtjen e kampit. Ushtarët gjithashtu mund të përdorin radarin për të monitoruar saktësinë e artilerisë së tyre.”/M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat