Autoritetet në tre rajone të Ukrainës raportojnë për sulme të shtuara ruse

Bota

Autoritetet në tre rajone të Ukrainës raportojnë për sulme të shtuara ruse

Nga: A.M. Më: 7 maj 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Siç ështē raportuar gjatë ditës së sotme, sulmet me raketa kanë goditur objektivat ukrainas gjatë gjithë ditës.

Autoritetet lokale në Kharkiv, Odesa dhe Poltava kanë raportuar sulme nga raketat ruse.

Një civile 28-vjeçare u vra kur bombardimet e rënda goditën shtëpinë e saj në Korobochkyne, raporton administrata ushtarake rajonale e Kharkiv.

Agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine raporton se një raketë lundrimi në rajonin e Poltava është rrëzuar.

Por një tjetër raketë goditi një strukturë infrastrukturore në Karlivka (në rajonin e Poltava), duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në ndërtesat aty pranë. Askush nuk u vra apo plagosur, raporton agjencia.

Ndërkohë, rajoni përreth Odesa-s u godit nga granatimet më herët gjatë ditës dhe vetë qyteti është goditur nga raketa në orën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat