Moska po heton djalin e deputetes britanike

Bota

Moska po heton djalin e deputetes britanike

Më: 29 maj 2022 Në ora: 18:27
Ben Grant

Për shkak se ai po lufton ushtrinë ruse në luftën në Ukrainë, gjyqësori i Moskës ka nisur procedimin penal kundër djalit të deputetes dhe ish-ministres britanike Helen Grant.

Si pjesë e procedimeve penale për punë mercenare, hetuesit po hetojnë rolin e një të afërmi të deputetes britanike Helen Grant”, tha komiteti hetues rus në kanalin e tij Telegram.

Në mediat britanike Ben Grant cilësihet si hero.

Grant, një ish marinar britanik, ka dalë vullnetar me Ukrainën që nga marsi për të luftuar pushtimin rus.

Shtypi britanik kohët e fundit raportoi se ai i shpëtoi jetën një shokut të plagosur nën zjarr dhe e mori atë nga fusha e betejës./M.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat