Madridi mund të ndihmojë të parandalojë që Evropa të bëhet një 'peng energjie' i Vladimir Putinit

Bota

Madridi mund të ndihmojë të parandalojë që Evropa të bëhet një 'peng energjie' i Vladimir Putinit

Nga: A.SH Më: 27 korrik 2022 Në ora: 17:47
Pedro Sanchez

Spanja ka kapacitetin të bëhet një qendër gazi për Evropën për të ndihmuar në mbështetjen e përpjekjeve rajonale për të frenuar varësinë nga gazi rus, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një konferencë shtypi me homologun e tij polak të mërkurën, përcjell Bota sot.

"Spanja është e përgatitur të rrisë masat e saj të solidaritetit," tha z. Sanchez, duke shtuar se 20% e gazit natyror të lëngshëm të importuar (LNG) u rieksportua në vendet e tjera të BE-së në qershor.

Lufta në Ukrainë ka vënë në qendër të vëmendjes varësinë energjetike të Evropës nga Rusia.

Moska ka reduktuar furnizimet me gaz në kontinent, duke fajësuar për ndërprerjen sanksionet perëndimore të vendosura si hakmarrje për luftën dhe vonesat në kthimin e një turbine të riparuar.

Sanchez tha se Spanja do të bënte gjithçka që mundej për të parandaluar që Evropa të bëhej një "peng i energjisë" i presidentit rus Vladimir Putin.

Këtë javë, ministrat e energjisë ranë dakord në Bruksel që të gjitha vendet e BE-së duhet të reduktojnë vullnetarisht përdorimin e gazit me 15% në një përpjekje për të kursyer furnizimet për dimër.

Ata me aftësi të kufizuar për të eksportuar gaz në fqinjët e BE-së mund të kërkojnë një objektiv më të ulët dhe një projekt-dokument i parë nga Reuters tregoi se vende si Spanja mund të ofrojnë një ulje prej 7% në vend të kësaj, nëse mund të tregojnë se kanë dërguar pjesën më të madhe të gazit që munden në BE, te fqinjët.

Sanchez tha se qeveria e tij tani po punonte me sektorin privat dhe kongresin spanjoll për një plan të kursimit të energjisë emergjente për të përmbushur objektivin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat