Nagasaki nderoi viktimat e bombës atomike të hedhur nga SHBA para 77 vjetësh

Bota

Nagasaki nderoi viktimat e bombës atomike të hedhur nga SHBA para 77 vjetësh

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Nagasaki nderoi sot viktimat e bombës atomike të hedhur nga Shtetet e Bashkuara para 77 vjetësh, më 9 gusht, që i dha fund Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri japonez Fumio Kishida ritheksoi paralajmërimin e tij kundër armëve bërthamore. Japonia, tha ai, do të vazhdojë të punojë për një botë pa armë bërthamore.

Kryetari i bashkisë së Nagasakit Tomihisa Taue, tha në fjalën e tij se, përsa kohë që ato ekzistojnë, përherë egziston rreziku i përdorimit të armëve bërthamore. Mënyra e vetme për të shpëtuar njerëzimin, shtoi ai, është eliminimi i tyre.

Dy bombat atomike të lëshuara nga Shtetet e Bashkuara në Hiroshima dhe Nagasaki, vranë më shumë se 200 mijë njerëz dhe i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat