Emiratet e Bashkuara Arabe po kthejnë ambasadorin e tyre në Iran pas gjashtë vjetësh

Bota

Emiratet e Bashkuara Arabe po kthejnë ambasadorin e tyre në Iran pas gjashtë vjetësh

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi sot se ambasadori i saj në Iran, Saif Mohamed Al Zabi, do të kthehet në postin e tij në Teheran "në ditët në vijim" pas më shumë se gjashtë vjet ftohje të marrëdhënieve me Iranin.

Ky vendim i autoriteteve në Abu Dhabi është në përputhje me përpjekjet e Emirateve të Bashkuara Arabe për të forcuar marrëdhëniet me Iranin "për të arritur interesat e përbashkëta të dy vendeve dhe më gjerë në rajon", sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë pothuajse plotësisht lidhjet me Iranin pasi Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet me Teheranin në janar 2016.

Prishja e marrëdhënieve erdhi pasi protestuesit iranianë sulmuan ambasadën saudite në Teheran, të indinjuar nga ekzekutimi i një kleriku të shquar shiit në Riad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat