Ukraina: Kemi vrarë rreth 47 mijë ushtarë rusë

Bota

Ukraina: Kemi vrarë rreth 47 mijë ushtarë rusë

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 16:29
Pamje nga Ukraina

Rreth 46.500 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Kështu ka njoftuar në një deklaratë ushtria e vendit, shkruajnë mediat e huaja.

Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar gjithashtu 234 avionë luftarakë, 202 helikopterë dhe 836 dronë.

Për më tepër, forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar 1,939 tanke ruse, 1,045 sisteme artilerie, 4,254 automjete të blinduara, si edhe 15 anije dhe 196 raketa Kalibr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat