​Nafta në Mal të Zi nga sot shtrenjtohet për 12 centë

Bota

​Nafta në Mal të Zi nga sot shtrenjtohet për 12 centë

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Ministria e Investimeve Kapitale e Malit të Zi ka njoftuar se çmimi i naftës nga sot do të jetë 12 centë më i lartë dhe do të arrijë në 1.58 euro.

Siç thuhet në Twitter nga Qeveria e Malit të Zi, edhe nafta për ngrohje do të shtrenjtohet për 11 centë.

Kështu që nga nesër një litër i këtij lloji karburanti do të kushtojë 1.78 euro.

Çmimet e të dy llojeve të benzinës do të mbeten të pandryshuara - BMB98 do të kushtojë 1.32 euro, dhe BMB95 do të kushtojë 1.35 euro, njofton RTCG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat